Në çdo përvjetor të masakrës së Krushës së Madhe, në fshatin Celinë të Rahovecit, Luljeta Rexhepi, shkon të vizitojë varrin e burrit dhe të familjes së saj, të cilët janë të rënë të luftës dhe viktimë të terrorit serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Sot, në 25 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, Luljeta me lot në sy, ka thënë për KosovaPress se ka humbur më të dhimbshmit e saj, por ndjehet krenare për këtë vend sepse me gjak u fitua liria. Ajo lutet që të kjo liri e sotshme të jetë liri e përjetshme dhe mos të ndodhë asgjë siç po flitet, duke iu referuar mundësisë për luftë.
“Nuk kanë bërë vetëm vrasje serbët, por kanë bërë gjenocidin më të rëndë të mundshëm që ekziston diku një gjenocid. Mua më kanë vra burrin, vjehrrin, të gjithë axhallarët. Shumë jemi me mbiemër Rexhepi. Unë sot ju bëj apel të gjitha nënave të Celinës, të bëhen më të forta se kurrë. Kemi dhënë më të dhimbshmit tanë, por jemi krenarë për vendin tonë, se me gjak e fituam lirinë. Ishalla, dëshiron Zoti të jetë liri e përjetshme, jo me prit edhe diçka tjetër tash e tutje, sikur çka po flitet”, ka thënë Rexhepi.
E acaruar, duke folur për gjenocidin dhe krimet e Serbisë, ajo u drejtohet serbëve që të gjunjëzohen dhe të pranojnë Kosovën si shtet dhe krimet e tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ajo gjithashtu lutet që burrat e Kosovës, të cilët janë në Gjykatën Speciale në Hagë, të lirohen sepse janë të pafajshëm, kjo pasi gjenocidi është shkaktuar nga serbët.
“Shkau le të mendon mirë, le t’i shikon të gjitha ditët e vitit, le t’i sheh përvjetorët në të gjithë Kosovën, që përkujtohet përvjetori në çdo vend e vit, e mos të thotë nuk kemi bë ne gjenocid, nuk kemi bë vrasje, po ka bërë tmerr, tmerrin që nuk e bë askush në botë, Serbia e ka bërë në Kosovë. Po le të bie në gjunjë, edhe të pranojë Kosovën si shtet, dhe ishalla sa më shpejt, meshkujt tanë, i kemi burrat e Kosovës në Hagë, sa më shpejtë le të dalin, sepse i kanë mbyllur të pafajshëm, i kanë mbyll për gjenocidin që e ka bërë shkau “, ka shtuar ajo.
Për të mos harruar, 25 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.
Në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë janë vrarë 75 martirë, dhe ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe shumë persona nga Krusha e Madhe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit