Kanë kaluar dy vjet që kur një tifoz i ri i Boca Juniors u bë viral, pasi rrëfimi i tij emocional se si arriti në finalen e Copa Libertadores tregoi se sa shumë e duan futbollin njerëzit në Amerikën e Jugut.

Tifozi i ri i njohur me emrin Benji, i cili me lot në sy tha se shiti PlayStation-in dhe motorin e babait të tij, për të parë duelin e ekipit të tij Boca Juniors kundër Fluminense, është bërë sërish viral.


Në vitin 2023, i riu shpjegoi me lot në sy se si ai, së bashku me 100,000 tifozë të tjerë të Boca Juniors, mbërritën në Rio de Janeiro për finalen e Copa Libertadores.

Vetëm 23,000 tifozë të Bocës hynë në stadium, ndërsa më shumë se 80,000 e ndoqën ndeshjen në rrugët e Rios. Në fund, ata nuk kishin arsye të ishin të kënaqur sepse Fluminense u bë kampione e Amerikës së Jugut në atë rast.

Dy vjet më vonë, tifozi i ri i Bocas është përsëri në qendër të vëmendjes. Këtë herë ai edhe u punësua nga klubi i tij i dashur.

Klubi e ftoi atë të merrte pjesë në setin zyrtar fotografik dhe prezantimin e fanellës së re të Boca Juniors.

Gjithashtu, fanella do të jetë pjesë e videos reklamuese për Kupën e Botës për Klubev që do të zhvillohet së shpejti.

“Duhet t’i lësh të gjitha pas”, thuhet në reklamën e fanellës së re, e cila reklamohet nga një djalë që ka fituar zemrat e tifozëve të klubit të tij dhe të fanatikëve të futbollit në të gjithë botën brenda një kohe të shkurtër. /Telegrafi/

telegrafi sport app