Ismet Munishi edhe zyrtarisht është rikthyer në Superligën e Kosovës, pasi ka arritur marrëveshje për të drejtuar klubin klinas, Dukagjini.

Trajneri karizmatik i është kthyer elitës së futbollit kosovar pas një pauze jo të gjatë dhe drejtimit të Ferizajt në Ligën e Parë në gjysmën e sezonit të fundit.


Munishi ka arritur marrëveshje me klubin nga Klina, Dukagjini, dhe nga sezoni i ri do t’i drejtojë “Hithat” në Superligën e Kosovës.

Lajmi për marrëveshjen me klubin nga “18 qershori” është konfirmuar nga vet Munishi në një prononcim të shkurt për Telegrafin.

ismet munishi kritike per kosoven komplimenton andorren 642359d71e2ee

“Po kemi marrëveshje me klubin e Dukagjinit dhe synojmë me futboll të bukur të arrijmë rezultate në sezonin e ri".

“Klubi i ka kushte jashtëzakonisht të mira dhe pres përkrahje të madhe nga qyteti i Klinës për t'i arritur sukseset e dëshiruara”, ka thënë shkurtimisht Munishi për Telegrafin.

Ndryshe, Munishi ka karrierë të gjatë në Superligën e Kosovës, pasi më parë ka drejtuar shumë skuadra të njohura.

Dukagjini bëhet skuadra e shtatë e Munishit që luan në Superligë këtë sezon, pasi më parë ka udhëhequr ekipe si Ballkani, Prishtina, Drita, Gjilani, Feronikelin dhe Ferizajn. /Telegrafi/

telegrafi sport app