Zyrtare: Xabi Alonso largohet nga Bayer Leverkuseni

Klubi gjerman, Bayer Leverkusen ka konfirmuar zyrtarisht se trajneri Xabi Alonso do të largohet pas përfundimit të sezonit.
Bayer Leverkusen dhe trajneri Xabi Alonso ndahen pas më shumë se dy vitesh e gjysmë së bashku.
Kampionët e Gjermanisë, fituesit e Kupës së Gjermanisë dhe Superkupës së vitit 2024 i kanë përmbushur dëshirën spanjollit për të ndërprerë kontratën e tij, e cila fillimisht ishte parashikuar të vlejë deri në verën e vitit 2026, pas përfundimit të këtij sezoni.
Njoftimi erdhi nga faqet zyrtare e klubit gjerman.
“Pas pothuajse dy vitesh e gjysmë, dhe gjatë periudhës më të suksesshme në historinë e klubit, trajneri ynë kryesor, Xabi Alonso, do të largohet nga Bayer Leverkusen në fund të sezonit”, thuhet në njoftim.

Nga
Telegrafi
09/05/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































