Arsenali raportohet se ka ofruar një ‘marrëveshje të madhe’ për një lojtar që Barcelona beson se do të bëhet edhe më i mirë se Sergio Busquets.
Mikel Arteta po synon që ta përforcojë ekipin e tij para fillimit të sezonit të ri në Ligën Premier, por sezonin e kaluar ata humbën garën për titull ndaj Manchester Cityt në xhiron e fundit.
Një sulmues i profilit të lartë është ajo që i duhet më së shumti Arsenalit, por edhe thellësia në mesfushë natyrisht që do të ndihmonte që të ngushtohej diferenca mes tyre dhe Cityt.
Arsenali ishte lidhur me transferimin e mundshëm të mesfushorit Mikel Merino, sidoqoftë duket se Arteta e ka mendjen tek ylli i Barcelonës, Marc Bernal, me ‘Topçinjtë’ që i kanë ofruar 17-vjeçarit një marrëveshje të madhe.
Kjo sipas gazetës katalanase e-Noticies, që kanë raportuar se Arteta kishte insistuar në transferimin e tij.
Sidoqoftë, fatkeqësisht për tifozët e Arsenalit, duket se Bernal do të qëndrojë tek Barcelona dhe nuk do të largohet.
Bernat, një lojtar i akademisë së famshme La Masia, luan në pozitën e mesfushorit defanziv dhe trajneri Hansi Flick e konsideron atë si pasardhës të Sergio Busquets.
Flick raportohet se beson që Bernal, i cili ka bërë 31 paraqitje për Barcelonën B sezonin e kaluar, mund të bëhet edhe më i mirë se Busquets, i cili fitoi nëntë tituj të ligës dhe tre Liga të Kampionëve gjatë qëndrimit 15-vjeçar në klub.
Bernal pritet që të jetë pjesëtar i rregullt i ekipit të parë të Flick sezonin e ardhshëm, teksa Barcelona do të synojë të rivalizojë Real Madridin në garën për titull./Telegrafi/
He plays as a defensive midfielder, precisely the deep-lying playmaker role.
Now contrary to widely viewed perception, Marc Bernal is more of a Rodri than he is a Sergio Busquets.
In one of his strengths here, we can see he’s so very good with handling pressure like Busquets… pic.twitter.com/uJn8crbluz
— Okem | TheFootballTheorist (@FCB_Okem) July 25, 2024