Site icon Telegrafi

E kanosi shitësen e një marketi me armë në Prishtinë, ia mori pazarin ditor

Foto: Ilustrim

Një grua ka raportuar policinë se në dyqanin ku punon ka hyrë një i dyshuar i panjohur dhe duke e kanosur atë me armë (pistoletë) i ka marrë paratë e pazarit ditor në vlerë rreth 300 euro.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:45, në Prishtinë.

Tutje thuhet se pas kryerjes se veprës i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se në dyqanin ku punon, ka hyrë një i dyshuar i panjohur dhe duke e kanosur atë me armë (pistoletë)  i ka marrë paratë e pazarit ditor në vlerë rreth 300€. Pas kryerjes së veprës i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version