E hoqën për të shmangur incidentet, tani flamuri shqiptar valëvitet në stadiumin e Leskovcit

Federata Serbe e Futbollit e ka rikthyer flamurin shqiptar në stadiumin “Dubocica” ku do të luhet takimi mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim te Serbia në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Kuqezinjtë janë mysafir të serbëve në ndeshjen e gjashtë të Grupit K, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Dubocica në Leskovc, me fillim nga ora 20:45.
Një ditë më parë, gjatë stërvitjes së Kombëtares Shqiptare në këtë stadium, flamuri kuqezi nuk ishte vendosur, duke bërë bujë ky vendim i tyre.

Sipas tyre, ky vendim erdhi duke thënë se nuk vendosën flamurin në mënyrë që të shmangnin ndonjë incident të pakëndshëm dhe që do ta vendosnin ditën e ndeshjes.
Megjithatë, sot (e shtunë), Federata Serbe është detyruar ta vendos flamurin shqiptar përkrah flamurit të tyre dhe flamujve tjerë të UEFA-s dhe FIFA-s. /Telegrafi/








































