Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 07.09.2023, dhe mund të zgjasë deri më datën 07.10.2023, ndaj të pandehurit R.Xh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”.
I njëjti dyshohet se më 7 shtator në afërsi të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ka goditur me thikë në gjoks dhe në pjesë të tjera të trupit një person.
“Më datë 07 shtator 2023, rreth orës 01:15n, në afërsi të Shkollës Fillore Mesme të Ulët, saktësisht në rrugë kryesore, me dashje fillon kryerjen e veprës penale të vrasjes ndaj të dëmtuarit M.B., të cilën nuk e përfundon, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke lëvizur me veturën e tij, i shoqëruar me shokët e tij – dëshmitarët për një moment i pandehuri R.Xh., i del në rrugë dhe i afrohet veturës nga ana e djathtë nga pasagjeri duke iu drejtuar me fjalët “çka po këqyrni” dhe më pas kalon në pjesën e majtë dhe afrohet te drejtuesi i veturës me të cilin pasi ndërron disa fjalë derisa i dëmtuari ndodhej brenda veturës dhe në pozicion të pa mbrojtur, i pandehuri e nxjerr thikën dhe me të njëjtën e godet dy herë në pjesën e gjoksit, në ato momente dalin nga vetura dëshmitarët për ta larguar të njëjtin, me ç’ rast nga vetura del edhe i dëmtuari, të cilin i pandehuri R.Xh., vazhdon ta godet me thikë në pjesë të ndryshme vitale të trupit dhe më pas largohet, përderisa i dëmtuari si rezultat i plagëve të marra në pjesë vitale të trupit duke përfshirë edhe mushkëritë, përfundon në trajtim në repartin kirurgjik në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, thuhet në komunikatën për media.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, dhe do të merret në pyetje i pandehuri, i dëmtuari (i cili është në trajtim intensiv dhe rrezik për jetë), dhe dëshmitarët okularë që ishin në momentin kritik në vendin e ngjarjes, dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku se i njëjti do të pengojë rrjedhën e procedurë hetimore, duke tentuar të ndikojë në dëshmitarë apo tek të dëmtuarit andaj është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm.
“Gjykata ka konstatuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprën penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, duke marrë parasysh që i njëjti me dashje ka ndërmarrë veprime në kryerje të veprës penale të vrasjes e cila ka ngelur në tentativë, ashtu që pasi e godet të dëmtuarin gjatë kohës sa ishte ulur në veturë, duke mos u mjaftuar dhe me qëllim të përfundimit të veprës së menduar sapo i dëmtuari del nga vetura disa herë e godet në pjesë të ndryshme vitale të trupit duke i rrezikuar jetën, këto veprime të të pandehurit tregojnë personalitetin dhe këmbëngulësin e tij në kryerje të veprës penale, të gjitha këto shtojnë dyshimin se me lënien e të pandehurit R.Xh., në liri i njëjti mund të përsëris veprën penale, kjo duke u bazuar në faktin se i njëjti edhe më herët ishte kryerës i veprave penale kundër jetës dhe trupit”.
Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit për të pandehurin R.Xh., në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova