E frikshme: Një haker thuhet se ka ‘ngarkuar në një treg famëkeq krimi’ rreth 10 miliardë fjalëkalime – ja çfarë dihet më shumë rreth kësaj

Koleksioni më i madh në botë i fjalëkalimeve të vjedhura thuhet se është ngarkuar në “një treg famëkeq krimi” ku kriminelët kibernetikë tregtojnë kredenciale të tilla, sipas studiuesve të sigurisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një haker ka postuar një bazë të dhënash që supozohet se përmban pothuajse 10 miliardë fjalëkalime unike që mendohet se janë mbledhur nga shkelje të shumta të të dhënave dhe hakime për shumë vite.
Por çfarë dihet rreth kësaj?
Studiuesit e sigurisë nga Cybernews thonë se kanë zbuluar atë që duket të jetë koleksioni më i madh i kredencialeve të vjedhura dhe të zbuluara ndonjëherë në forumin kriminal “BreachForums”.
Ai supozohet se përmban atë që thuhet të jenë 9,948,575,739 fjalëkalime unike, të gjitha në format teksti të thjeshtë.
Siç thuhet më tej, përmbledhja “RockYou2024” me sa duket përfshin një bazë të dhënash të mëparshme kredencialesh të njohur si “RockYou 2021”, e cila përmbante 8.4 miliardë fjalëkalime, duke shtuar rreth 1.5 miliard fjalëkalime të reja.
Këto mbulojnë periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2024, dhe është vlerësuar se skedari i fundit i kredencialeve përmban hyrje nga një total prej 4,000 bazash të dhënash të mëdha të kredencialeve të vjedhura që mbulojnë të paktën dy dekada.
Siç theksohet më tej, aktorë të tillë kërcënimi mund të shfrytëzojnë përpilimin e fjalëkalimeve të “RockYou2024” në mënyrë që të kryejnë sulme me forcë brutale dhe “të fitojnë qasje të paautorizuar në llogari të ndryshme në internet të përdorura nga individë që përdorin fjalëkalime të përfshira në grupin e të dhënave”, tha ekipi hulumtues.
Kjo mund të përfshijë gjithçka, që nga shërbimet në internet, tek kamerat dhe madje edhe pajisjet industriale.
Kombinuar me baza të tjera të dhënash të zbuluara në forumet e hakerëve dhe tregjet e errëta të ueb-it, që përmbajnë adresa emaili dhe kredenciale të tjera, ekipi përfundoi, “RockYou2024 mund të kontribuojë në një numër të shkeljeve të të dhënave, mashtrimeve financiare dhe vjedhjeve të identitetit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij
Irani heq ndalimin e WhatsApp dhe Google Play

Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës