Të dielën do të luhet një nga javët më interesante të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, me dy super ndeshje, dy duele që mundë të ndryshojnë edhe kreun e tabelës, njofton Telegrafi.
Java e 13-t, do të ketë në qendër të vëmendjes kryeqytetin e vendit tonë, Shkupin, ku në arenën “Todor Proeski”, Shkëndija do të provojë që të ndalë hovin e Rabotniçkit, ekip ky që nuk ka shijuar ende disfatën, por një herit edhe për të rikthyer pozitën e parë në tabelë. Shkëndija në këtë duel vjen pas fitores ndaj Besës, ndërsa Rabotniçki arriti që të nxjerr barazim në Kratovë ndaj Sileksit, fakt që tregon se dy ekipet janë në formë të mirë. Statistikat janë në anën e Shkëndijës, e cila nga 18 duelet e zhvilluara me Rabotniçkin, vetëm tri herë është mundur, pesë duele kanë përfunduar pa fitues, ndërsa plot 15 herë Shkëndija ka dalë fituese.
Duel tjetër mjaft interesant pritet të luhet edhe në stadiumin e Çairit, ku do të takohen dy ekipet shqiptare me pronar turq. Dy ekipet janë në formë të ndryshueshme, me Gostivarin që në mesjavë u nda me barazim pa gola me Pelisterin, ndërsa Shkupi u mund në Ohër nga Voska Sport me rezultat të thellë 3-1.
Edhe një duel tjetër shqiptar kemi këtë të dielë, në stadiumin e qytetit në Gostivar, Besa është nikoqire e kampionait aktual Strugës. Këta të fundit si duket ngadalë po arrijnë që të kapin formë dhe të mbajnë hapin me kreun e tabelës. Sigurisht se Besa është treguar skuadër e fortë në duele derbi, por edhe duke ditur faktin se është në zonën ku nuk ka rehati, do të provojë të merr pikët e plota në këtë përballje.
Ndërkohë Voska Sport në Ohër do të pret Tikveshin e Kavadarit, përballje kjo e drejtpërdrejt e dy ekipeve që janë fare në fund të renditjes. Në ndeshjet tjera takohen Brera – Sileksi dhe Pelisteri – Vardari. Kjo e fundit zhvillohet në mbrëmje të dielën, duke nisur nga ora 19:00, teksa të gjitha përballjet tjera janë në program nga ora 13:00. /Telegrafi/
Java e 13-t (03.11.2024) 13:00: Rabotniçki – Shkëndija, Shkupi – Gostivari, Besa – Struga, Voska Sport – Tikveshi, AP Brera – Sileksi, Pelisteri – Vardari luhet në ora 19:00.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit

Gola, luftë dhe penallti e anuluar, ‘El Clasico' shkon në vazhdime

Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

Sacchi: Kritikat ndaj Inzaghit dhe Ancelottit janë të pakuptueshme

Ylli i Barcelonës pranon se u tundua nga paratë dhe ishte pranë transferimit në Arabi sezonin e kaluar

Rivaldo komenton finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar