LAJMI I FUNDIT:

E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez falënderon stilisten shqiptare Lia Stublla për urimin për ditëlindje

E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez falënderon stilisten shqiptare Lia Stublla për urimin për ditëlindje
Fotomontazh: Lia Stublla/Instagram/Getty Images/Guliver

Kreatorja e mirënjohur kosovare, Lia Stublla numëron tashmë një listë të madhe bashkëpunimesh me emra të njohur ndërkombëtar.

Si rrjedhojë, reputacioni i saj në tregun e jashtëm është rritur shumë, ndaj nuk janë të paktë emrat ose brendet ndërkombëtare që kanë spikatur emrin e saj.

Lia së fundmi publikoi në InstaStory një urim për modelen bukuroshe, Georgina Rodriguez, e njohur ndryshe si partnerja e futbollistit me famë botërore Cristiano Ronaldo, e cila të hënën festoi ditëlindjen e saj të 26-të.


Georgina Rodriguez festoi ditëlindjen e 26-të (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)

“Urime ditëlindjen e bukura Georgina Rodriguez, të dëshirojmë gjithë më të mirat, LS të do ty”, ka qenë urimi publik ndaj modeles i bërë në emër të markës së kreatores shqiptare.

Mediat italiane shkruajnë se Georgina Rodriguez refuzon të paguhet për në "Sanremo" sa prezantueset tjera, kërkon mbi 100 mijë euro
Lexo po ashtu Mediat italiane shkruajnë se Georgina Rodriguez refuzon të paguhet për në "Sanremo" sa prezantueset tjera, kërkon mbi 100 mijë euro

Dhe Georgina me të parë këtë urim të veçantë është ndjerë falënderuese dhe në shenjë mirënjohje e ka rishpërndarë këtë postim për afro 16 milionë ndjekësigt e saj, që e ndjekin atë në rrjetin social Instagram.

Foto: Georgina Rodriguezs/InstaStory

Georgina njihet ndryshe si njëra ndër modelet më atraktive dhe të ndjekura në mbarë botën, kjo falë të qenurit partnerja dhe nëna e tre fëmijëve të futbollistit më të ndjekur në botë, Cristiano Ronaldos.

Ajo është aluduar se do të jetë njëra ndër prezantueset e festivalit “Sanremo” këtë vit, ndonëse pjesëmarrja e saj ende nuk është konfirmuar për shkak të pagesës. /Telegrafi/

Georgina Rodriguez (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori