Selektori i reprezentacionit të Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka publikuar një video nga ushtrimet e përbashkëta me garues të rinj nga Kosova dhe Shqipëria.

Xhudistë dhe xhudiste të reja, të grupmoshave U18 dhe U21, nga Kosova dhe Shqipëria po kryejnë ushtrime të përbashkëta në bregdetin shqiptar.


Është vet selektori Kuka, i cili ka njoftuar për këto ushtrime me anë të një postimi të një videoje, ku shihen garuesit e rinj duke stërvitur.

“Ekipi Kombëtar- Garues nga Kosova e Shteti amë. Grup moshat U18 dhe U21 duke u kalitur! E ardhmja e ndritshme e gjeneratave të reja”, ka shkruar Kuka në profilin e tij.

Ndryshe, gjatë muajit maj, por edhe qershor dhe shtator do të ketë turne të ndryshëm në Austri, Turqi dhe vendet skandinave, ku do të marrin pjesë garues nga Kosova dhe Shqipëria. /Telegrafi/

telegrafi sport app