LAJMI I FUNDIT:

E akuzuan se kërcënoi zyrtarin në qendrën e votimit në Polac, Gani Koci thotë se kjo është rrenë

E akuzuan se kërcënoi zyrtarin në qendrën e votimit në Polac, Gani Koci thotë se kjo është rrenë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci ka përgënjeshtruar se ka qenë i përfshirë në ndonjë incident sot gjatë ditës në fshatin Polac.

Ekipi i kandidatit për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari para disa minutave kanë lëshuar një komunikatë për media duke thënë se Gani Koci ka provokuar një incident me një person në vendvotimin e fshatit Polac dhe se atë e kanë shoqëruar në Polici.

Në një komunikatë për media Lista e Pavarur Bekim Jashari “Ideal për Skenderajn” ka akuzuar  ish deputetin Gani Koci  se ka kërcënuar asistentin e qendrës së votimit në Polac, Mentor Koca,


“Në fshatin Polac ka ndodhur një incident mes ish deputetit të PDK-së, Gani Koci, dhe asistentit të qendrës së votimit Veton Koca.

Deri tek incidenti ka ardhur pasi që ish deputeti Koci, ka provokuar dhe ofenduar z. Mentor Koca duke e quajtur tradhtar që po përkrah familjen Jasharin dhe se sipas tij ai e ka bërë me shtëpi”, thuhet në komunikatë.

Por një gjë të tillë e ka mohuar Koci.

“Ajo është rren e kulluar, absolut nuk ka kurrgjë të vërtetë aty. Kanë qenë edhe forcat e rendit afër vendvotimit, prandaj është një rren e kollume. Nuk më ka shoqëruar kurrkush për në stacion, jam tu pi kafe midis Skenderaj”, tha Gani Koci për Kallxo.com.

Se pse ka qëndruar në Polac në atë moment, Koci tha se ka e dërguar dikë për të votuar.

“Nuk kam pas me votu këtu, vetëm kam pas me dërgu dikë për me votu”, tha ai.

Patrulla të Policisë së Kosovës ka shkuar në vendvotimin ku supozohet të ketë ndodhur incidenti.

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori