I dyshuari sulmon seksualisht një burrë në Prizren, dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht një burrë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00, në Prizren.
Tutje në raport bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































