Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se janë arrestuar dy persona të dyshuar për spiunazh.
Shtetasit kosovarë Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani, nga Ferizaj u arrestuan pas një hetimi disamujor.
Dogana e Kosovës njoftoi më herët se personi Bedri Shabani i dyshuar në këtë rast, është pushuar nga pozita e tij në këtë institucion 20 vjet më parë, konkretisht në fillim të vitit 2004.
Shkarkimi i tij sipas doganës kishte ardhur për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv.
Telegrafi ka gjetur komunikatën e Doganës të publikuar me 05 shkurt 2004.
Sipas Shërbimit Doganor të Kosovës, Bedri Shabani, është larguar nga puna me arsyetim se ka dhënë deklaratë të pa-autorizuar për një televizion francez, si dhe ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB, Kofi Ananit me të cilën akuzon Shërbimin Doganor, që bie ndesh me Kodin e Mirësjelljes së Shërbimit Doganor të UNMIK-ut dhe udhëzimet e lëshuara nga drejtori gjeneral, shkruan në vendimin për largim nga puna të Bedri Shabanit, të nënshkruar nga zëvendës drejtori gjeneral, Jonathan Amos.
Mirëpo, Shabani e kishte mohuar të ketë dhënë intervistë për ndonjë televizion francez, kurse për akuzën e dytë, ai thotë se “Sa i përket letrës, Kofi Ananit i jam drejtuar jo vetëm një herë, por edhe herave tjera për një pasqyrë të shkurtër se çka ndodhë me Doganant e UNMIK-ut.
“Në letrën e fundit, është pak me rëndësi se këtu kam përfshirë edhe punën e Mihael Shtajnerit, i cili ka qenë thuajse i involvuar pasi që nuk ka ndërmarrë asgjë për ndërprerjen e krimit të organizuar dhe ndërprerjen e kontrabandës me cigare dhe narkotikë në Kosovë”, ka sqaruar Shabani.
“Tashmë punëtori i përjashtuar Bedri Shabani, planifikon ta padisë Shërbimin Doganor”, thuhet në komunikatë të vitit 2004.
Sipas doganës, Bedri Shabani edhe më herët, saktësisht më 14 maj të vitit 2002, ka akuzuar vendorët dhe ndërkombëtarët, të implikuar në krim të organizuar, me ç’rast ishte suspenduar, por pas një kohe ishte kthyer në punë.
Ai, thotë se të gjitha këto i ka bërë për interes të gjithë popullatës dhe kërkon ndihmë nga institucione.
“Tash është koha që, me një fjalë edhe kryeministri i Kosovës të më jepë ndihmë se unë nuk jam duke bërë punë për vete por për popullin shqiptar. Ne në Evropë nuk mund të shkojmë me krim të organizuar por duke e luftuar”, ka theksuar mest tjerash Shabani.
Bedri Shabani më tej sipas doganës, kishte thënë se krerët e lartë të UNMIK-ut dhe një pjesë e vendorëve janë të implikuar në krim të organizuar dhe se buxheti i Kosovës është duke u dëmtuar me të madhe.
Në fund ai ka shtuar se, nëse dështon këtë herë dhe nuk gëzon përkrahje, atëherë edhe kolegët e tjerë nuk do të kenë kurajo në të ardhmen të flasin haptas./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës