Të shtëna me armë kanë ndodhur këtë pasdite në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Telegrafin se për fat të mirë, nuk ka të lënduar.


Ajo ka deklaruar se rreth orës 17:30 kanë marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, shtoi ajo./Telegrafi/