LAJMI I FUNDIT:

Dyqind persona në izolim shtëpiak për shkak të kontaktit me drejtoreshën e dermatologjisë në Shkup

Dyqind persona në izolim shtëpiak për shkak të kontaktit me drejtoreshën e dermatologjisë në Shkup

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se 191 persona do të jenë në izolim shtëpiak për shkak se gjatë kësaj periudhe kanë pasur kontakt me drejtoreshën e Klinikës së Dermatologjisë, Nina Caca Biljanovska, e cila është infektuar me coronavirus.

Ai tha se të gjithë të punësuarit, pacientët si dhe mysafirët që kanë kontaktuar me drejtoreshën u është thënë të izolohen në shtëpi për 14 ditë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Janë intervistuar të gjithë të punësuarit dhe të gjithë do të jenë në izolim shtëpiak. Janë 64 të punësuar, 11 pacientë të cilët janë hospitalizuar dhe mund të shërohen në shtëpi, si dhe 13 pacientë që janë shëruar në spital, përkatësisht kanë ardhur ta marrin terapinë”, tha ministri Filipçe.


Ai vërtetoi lajmin se gjatë fundjavës drejtoresha Nina Biljanovska ka qenë në konferencë ku ka pasur 103 pjesëmarrës dhe se gjatë periudhës së ardhshme do të mbyllet edhe reparti i spitalit të Shtipit për sëmundje në lëkurë, për shkak se të gjithë mjekët që kanë qenë atje kanë qenë në konferencën ku ka marrë pjesë drejtoresha me coronavirus.

Shkup: Drejtoresha e infektuar me coronavirus gjatë fundjavës ka mbajtur ligjërata para kolegëve të saj
Lexo po ashtu Shkup: Drejtoresha e infektuar me coronavirus gjatë fundjavës ka mbajtur ligjërata para kolegëve të saj

Filipçe u shpreh i dëshpëruar për veprimet e drejtoreshës dhe se do të ndërmerren masa kundër saj.

“Tani kemi zgjedhje, nuk mund formalisht të shkarkohen dhe emërohen, por në mundësin e parë ajo do të shkarkohet. Deri në këtë moment, e gjithë klinika do të jetë e mbyllur për 14 ditë. Përgjegjësi do të ketë për secilin që nuk respekton masat”, u shpreh mes tjerash ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori