Dyqani sportiv përfitoi shumë pasi punësoi ish-lojtarin e njohur Jeremy Mathieu - ai fitoi miliona dhe bëri karrierë te Barcelona

Çdo tifoz i vërtetë i futbollit e di mirë se kush është Jeremy Mathieu, por deri pak ditë më parë vështirë se dikush e dinte se çfarë bëri ai pas karrierës së tij të kënaqshme në futboll.
“Tronditëse”, “bombastike” apo “sensacionale” ishin përshkrimet e shpeshta në mediat evropiane në historinë e ish-mbrojtësit francez dhe futbollistit të Barcelonës.
Pse? Sepse një futbollist që fitoi dhjetëra milionë euro në karrierën e tij vendosi të bënte një jetë të zakonshme dhe të bënte një punë të zakonshme.
Ai u bë shitës në një zinxhir të madh pajisjesh sportive, ku sipas medimut të njohur francez "L’Equipe", ai po punon si menaxher i sektorit të futbollit në një dyqan midis Aix-en-Provence dhe Marseille.
Që nga momenti i publikimit të këtij lajmi, dhjetëra, madje qindra persona filluan të shkonin në dyqan për të parë ish-lojtarin e kombëtares franceze me një jelek të zakonshëm pune.
Së shpejti, qindra telefonata erdhën nga fansat që donin të takonin ish futbollistin që dikur kishte veshur fanellën e Valencias dhe Barcelonës. Së shpejti pasoi një shfaqje me ‘selfie’ në dyqan, ndaj ishte punëdhënësi ai që përfitoi më shumë.
Mathieu u transferua nga Valencia te Barcelona në 2014 dhe ishte kryesisht anëtar i rotacionit (jo gjithmonë titullar).
Ai nuk kaloi pa fituar trofe, duke marr me vete medjalje nga garat si La , Copa del Rey, Liga e Kampionëve, më vonë Superkupa e Evropës, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Spanjës.
Si mund të ndryshojë jeta në 10 vjet. Ose brenda natës. Kjo më shumë me dëshirën e Jeremy Mathieu, që vendosi të bënte një jetë modeste. /Telegrafi/




































