Dybala pritet të blindohet nga Juventusi, argjentinasit do t’i rritet dukshëm paga vjetore

Paulo Dybala pritet të vazhdojë qëndrimin në Juventus edhe për disa vite të tjera.
Sulmuesi argjentinas është pjesë e kampionëve në fuqi të Italisë që pesë vite, derisa ka kontratë deri në verën e vitit 2022.
Megjithatë ai është njëri nga simbolet e Juves dhe klubi dëshiron që ta vazhdoj bashkëpunimin së paku deri në vitin 2025.
Zonja e Vjetër i ka bërë një ofertë të re për vazhdimin e kontratës edhe për pesë vite të tjera.
Juventus ka menduar ta shpërblejë Dybalan për besnikëri duke i ofruar kontratë të re pesë vjeçare me pagë dukshëm më të madhe.
Aktualisht argjentinasit është lojtari i tretë më i paguar te Juventusi me 7,3 milionë euro në vit.
Por me kontratën e re e cila pritet të nënshkruhet, Dybala do të bëhet futbollisti i dytë më i paguar te Zonja e Vjetër.
Juve i ka ofruar kontratë pesë vjeçare me pagë prej 11,5 milionë eurove në vit, ofertë që është pranuar nga Dybala.
Sipas medieve italiane zyrtarizimi i kësaj marrëveshje duket vetëm çështje kohe. /Telegrafi/






















































