LAJMI I FUNDIT:

Dy vjet në arrest shtëpiak Vlladimir Taleski merr pagë nga Teatri i Manastirit

Dy vjet në arrest shtëpiak Vlladimir Taleski merr pagë nga Teatri i Manastirit

Ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski, rregullisht merr rrogë nga Teatri i Manastirit. Taleski para dy vitesh ishte dënuar fillimisht me 8 vite burg në rastin “Transporti”, për vepër penale të kryer me transportin shkollor falas në Manastir. Ai është në arrest shtëpiak në banesën familjare në Manastir nga marsi i vitit 2020, pas aktgjykimit të Gjykatës Themelore Penale në Shkup.

Nga Teatri Popullor i Manastirit konfirmojnë se Taleski, si të gjithë të punësuarit në institucion, merr rrogë të rregullt. Sa ishte kryetar komune, punësimi i tij ishte pezulluar, por pasi i mbaroi mandati, u ripunësua në Teatër si aktor dhe ka statusin e aktorit të “parë”. Ky pozicion është përcaktuar me sistemim që nga shkurti 2016.

“Aktori Vladimir Taleski është ende i punësuar në teatër, ai është aktor i kategorisë së parë dhe kështu i është përcaktuar paga. Ai do të jetë në listën e pagave të Teatrit deri në përfundimin e dënimit me burg”, konfirmuan nga Teatri Kombëtar i Manastirit për “Fokus”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Përveç Taleskit, në rastin “Transporter” është dënuar edhe ish-sekretari i Komunës së Manastirit, si dhe njëzet të akuzuar të tjerë.

Kriza me COVID-19 e shtyu transferimin në Shutkë të ish-kryetarit të Manastirit dhe përveç Taleskit dhe ish-sekretarit të Komunës së Manastirit, Sllobodan Bonchanovski, i cili u dënua me 6.6 vjet burg, nuk shkoi në paraburgim siç është praktikë për dënime më të larta se pesë vjet.

Për Taleskin dhe të dënuarit tjerë në “Transporter” pritet vendim nga Gjykata e Apelit në Shkup, nëse vendimi i shkallës së parë do të konfirmohet apo do të ndryshohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori