Momente terrori u filmuan në Universitetin Brown ku shihen studentë duke u fshehur në bibliotekën e institucionit, ndërsa në kampus dëgjoheshin të shtëna të forta me armë zjarri.

Videoja tregon më shumë se dhjetëra studentë të tmerruar dhe të përlotur të shtrirë në dysheme përpara rafteve të librave, ndërsa të shtënat dëgjohen qartë.


Incidenti ndodhi gjatë një sulmi masiv me armë zjarri që la dy persona të vdekur dhe nëntë të plagosur rëndë.

Menjëherë pas të shtënës së fundit, dhjetëra oficerë policie, të veshur me uniforma SWAT dhe me armë në dorë, u futën në bibliotekë, duke urdhëruar studentëve të ngrinin duart.



Policia u kërkoi studentëve të mblidhnin shpejt sendet e tyre personale përpara se t’i shoqëronin jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

Në pamjet e fundit, studentët shihen duke vrapuar në panik për të marrë çantat.

Hetimet e autoriteteve për rrethanat dhe shkaqet e sakta të sulmit janë duke vazhduar. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com