LAJMI I FUNDIT:

Dy të dyshuarit ende në arrati, prokuroria jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Dy të dyshuarit ende në arrati, prokuroria jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Pas vrasjes së rëndë në fshatin Runik të Skenderajt ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë, dy të dyshuarit ende janë në arrati.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni ka thënë se Prokuroria bashkë me Policinë e Kosovës po punojnë intensivisht në zbardhjen e rastit.

Ai tha se prokurorja e rasti e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë”.


Ngjarja e rëndë në Skenderaj, QKUK deklarohet për tre të lënduarit
Lexo po ashtu Ngjarja e rëndë në Skenderaj, QKUK deklarohet për tre të lënduarit

Preteni tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

“Pas orës 01:20 është njoftuar prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë e cila ka dal në vendngjarje bashkë me policinë. Dy persona të maskuar kanë hyrë në një lokal në fshatin Runik të Skenderajt dhe kanë shtënë me armë. Si pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe tre janë plagosur. Rasti është kualifikuar si vrasje e rëndë nga prokurorja. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në autopsi në IML. Policia bashkë me prokurorinë janë duke ndërmarr veprime intensive hetimore në drejtim të zbardhjes së këtij rasti”, tha Preteni.

Njëri nga të plagosurit në Skenderaj në mjekim intensiv, i amputohet këmba
Lexo po ashtu Njëri nga të plagosurit në Skenderaj në mjekim intensiv, i amputohet këmba

I pyetur se a janë identifikuar të dyshuarit, ai tha: “Kanë qenë të maskuar dhe deri në këtë moment nuk janë identifikuar dhe gjenden ende në arrati. As motivi i vrasjes ende nuk dihet. Jemi duke punuar intensivisht me Policinë e Kosovës”.

Pamje të lokalit në Runik të Skenderajt, ku një person u vra e tre u plagosën 
Lexo po ashtu Pamje të lokalit në Runik të Skenderajt, ku një person u vra e tre u plagosën 

Ndryshe, tre personat e plagosur me armë zjarri sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Runik të Skenderajt aktualisht janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori