Dy gola për katër minuta - Milani dyfishon epërsinë me Calabrian, Napoli e ngushton me anë të Zielinskit

Milani ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen e javës së dytë të Serie A ndaj Napolit.
Është mbrojtësi italian, Davide Calabria, i cili ka shënuar një gol të bukur për epërsinë 0-2.
Goli i Calabrias erdhi në minutën e 49-të të ndeshjes.
Ky gol erdhi pas asistimit nga ana e spanjollit Suso.
Megjithatë, Napoli u kthye në lojë duke ngushtuar epërsinë pas vetëm katër minutave.
Ishte Piotr Zielinski, i cili shënoi gol të bukur për 2-1 pas asistimit të Jose Callejon. /Telegrafi/
https://twitter.com/Ale_Novelli87/status/1033440590690766849

Nga
Telegrafi
25/08/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































