Ka shumë dieta në dispozicion, por jo të gjitha janë efektive!
Madje, disa mund të jenë më të dëmshme për shëndetin tonë sesa stili aktual i jetesës që po e bëjmë.
Për ta gjetur një metodë efektive dhe të shëndetshme që shfaq efekte brenda një muaji, atëherë ju rekomandojmë ta lexoni këtë artikull.
Ekspertët i kanë zbuluar disa dieta të cilat janë dëshmuar shkencërisht për efikasitetin e tyre.
Dieta e Perricone
Dr. Nicholas Perricone është nutricionist amerikan dhe dermatolog. Dieta e tij mund t’ju ndihmojë ta formësoni trupin dhe jua përmirëson lëkurën falë yndyrave të peshkut që e ngadalësojnë plakjen, transmeton Telegrafi.
Karakteristikat kryesore
Jeni të lejuar të hani sasi të mëdha të peshkut, proteinave, pemëve dhe perimeve. Duhet t’i shmangni produktet si salcat, ëmbëlsirat, alkoolin dhe brumin. Është kruciale t’i konsumoni produktet e lejuara në një renditje të caktuar. Fillimisht, ju duhet ta hani ushqimin që përmban proteinë, pastaj hani fibra, pastaj karbohidrate (pemë). Kjo renditje ju ndihmon ta ngadalësoni procesin e absorbimit të sheqerit i cili kontribuon në depozitimin e dhjamit. Ju mund ta provoni këtë metodë për 3 ditë dhe nëse ju pëlqen, mund ta vazhdoni për një muaj.
Dieta e Paleolitit
Kjo ndryshe quhet edhe dieta Paleo ose dieta e epokës së gurit. Është dizajnuar nga nutricionistja amerikane Loren Cordain.
Dieta kërkon të konsumoni ushqime që presupozohet të kenë qenë në dispozicion apo që janë konsumuar gjatë epokës së Paleolitit. Siç mbajmë mend nga shkolla, njerëzit e asaj epoke kanë bërë gjah dhe kanë ngrënë ushqime si manaferrat, boronicat, bimë të ndryshme, etj.
Karakteristikat kryesore
Nëse e ndiqni këtë dietë, ju duhet të përqendroheni në mishra të papërpunuar, perime, pemë, produkt arrore, mjaltë, boronica e manaferra, kërpudha dhe peshk. Ju duhet të shmangni konsumimin e çdo ushqimi të përpunuar, produktet e bulmetit, sheqerin, kripën, ëmbëlsirat, etj.
Sipas Cordianit, këto produkte shkaktojnë probleme shëndetësore sepse janë në kontradiktë me strukturën gjenetike të qenieve njerëzore.
Efektet e mundshme anësore
Nëse ndaloni së konsumuari produkte të bulmetit, drithëra, etj., kjo mund të rezultojë në mungesë të kalciumit, hekurit dhe magnezit. Sasia e madhe e mishit dhe yndyrave të ngopura mund të shkaktojnë probleme në sistemin kardiovaskular. Dieta kritikohet shpesh, andaj rekomandohet të konsumohet vetëm në periudhë afatshkurtër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës