Nga Kabuli gjer në Kiev, Lynsey Addario ka dokumentuar konfliktet në mbarë botën. Gjatë 20 vjetëve të fundit, më së shumti është përqendruar në problemet e grave. Puna e saj po nderohet me çmim dhe ekspozitë nga Shkolla e Arteve Vizuale në Nju-Jorkut. Përzgjedhjen e fotografive të saj nga ditorja “The Guardian”, Telegrafi e sjell si më poshtë.

Lynsey Addario 01


Trupat amerikane mbajnë trupin e rreshterit Larry Rougle, i vrarë nga kryengritësit talebanë në një pritë në Luginën Korengal (Afganistan, tetor 2007).

Lynsey Addario 02

Ukrainasit pastrojnë mbeturinat, pasi një ndërtesë banimi u godit nga raketat në jug të Kievit (shkurt, 2022).

Lynsey Addario 03

Dyzetvjeçarja Eyerus, nënë e dy fëmijëve, në spitalin “Ayder” në Tigraj - pasi iu nënshtrua sulmeve të shumta seksuale të ushtarëve, gjatë konfliktit në Etiopi.

Lynsey Addario 04

Më shumë se 100 refugjatë afrikanë nga Gambia, Mali, Senegali, Bregu i Fildishtë, Guinea dhe Nigeria u shpëtuan nga një varkë gome nga marina italiane - në detin midis Italisë dhe Libisë (tetor, 2014).

Lynsey Addario 05

Zjarrfikësit në luftë me zjarret në Pyllin Kombëtar Lasen (Kaliforni, 2021).

Lynsey Addario 06

Një grua irakiane ecën nëpër një shtëllungë tymi që ngrihet nga zjarri masiv nga një fabrikë e gazit të lëngshëm, teksa ajo kërkon të shoqin (Basra, Irak, maj 2003).

Lynsey Addario 07

Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Sudanit, ulen pranë kamionit duke pritur që ai të riparohet, teksa një stuhi rëre afrohet në Darfur (Sudan, gusht 2004).

Lynsey Addario 08

Një grua 18-vjeçare që do të lind, dhe nëna e saj, të bllokuara në provincën Badakhshan të Afganistan (nëntor, 2009). Gruaja e parë e burrit të saj vdiq gjatë lindjes, kështu që ai kishte vendosur ta çonte tjetrën në spital - katër orë rrugë me makinë, nga fshati i tyre. Makina e tij u prish dhe Addario i dërgoi ato në spital, ku gruaja lindi një vajzë.

Lynsey Addario 09

Zjarret përgjatë autostradës trans-amazoniane në Brazil (shtator, 2021). Zjarri është forma më e zakonshme e shpyllëzimit - për spastrimin të tokës për prodhim të mishit dhe për hapjen e minierave ilegale.

Lynsey Addario 10

Një nënë ukrainase kujdeset për të porsalindurin e saj në një repart materniteti që është zhvendosur në bodrumin e një spitali, teksa trupat ruse luftojnë forcat ukrainase në periferi të Kievit (mars, 2022). /Telegrafi/