LAJMI I FUNDIT:

Dy argjentinasit e Interit vlejnë 180 milionë euro

Dy argjentinasit e Interit vlejnë 180 milionë euro

Interi mund të marr mbi 180 milionë euro nga shitja e dyfishtë e mundshme e yjeve të tyre argjentinas, Lautaro Martinez dhe Mauro Icardi.

Barcelona ka qenë e lidhur me Lautaron muajt e fundit dhe dyshohet se nuk ka hequr dorë nga një marrëveshje e mundshme për 22-vjeçarin.

Lautaro ka një klauzolë prej 111 milionë euro që do ta lironte nga San Siro, ndërsa Blaugranat janë përpjekur të përfshijë lojtarë për të ulur çmimin.


Në anë tjetër Icardi mund të kthehet në skuadër nga Paris Saint-Germain.

Nerazzurri mund të fitojë më shumë se 180 milionë euro nëse të dy lojtarët përfundojnë diku tjetër.

Tuttosport shkruan se Icardi do të shitet mes 70 milionë deri 85 milionë euro me shumë klube që janë vënë pas tij, ku nuk mungon as interesimi i madh i Juventusit.

Gazeta shkruan se Conte do të dëshironte ta mbante Martinezin në Giuseppe Meazza, por nëse ai vendos të transferohet në Barcelonë, paratë mund të shpenzohen me mençuri dhe do të përdoren për të shtuar më shumë numrin e lojtarëve kualitativ në skuadër. /Telegrafi/