Në një shtëpi normale serbe, televizori mbahet hapur gjithë ditën, fëmijët mund të qëndrojnë shumë gjatë para televizorit. Shumë të preferuara janë reality show, që transmentohen nga kanalet private 24 orë pa ndërprerje.
Aty gjen një spektër të gjerë, nga njerëz të paqëndrueshëm psikikisht deri në kriminelë të njohur. Sjellje e ashpër, fyerje, detaje intime të prezantuara me dëshirë, dhunë, seks – ky është repertoari standard i tyre.
“Poshtërimet që pjesëmarrësit në këto show duhet të përjetojnë janë një ngushëllim për jetën e padurueshme dhe vuajtjet e vetë spektatorëve”, thotë psikologja, Aleksandra Gjuriq, që e ka shkruar doktoraturën pikërisht për programet e “reality show” në Serbi.
Ekspertja thotë, se nga pasojat vuajnë fëmijët dhe të rriturit. Këtu bëjnë pjesë sipas saj „pasiviteti në rritje, mpirja e mendimit kritik, humbja e integritetit, varfërimi i zhvillimit emmocional dhe intelektual të njerëzve”.
Shkurt: ekzagjerimi me reality showt, me agresivitetin e tyre, tendencat vulgare pornografike po kthehen një problem gjithnjë e më të madh në Serbi. Vërtet që ka një kuadër ligjor, që mund ta reduktojë këtë, por hapësira e interpretimit është e gjerë, e institucionet nuk e kanë vëmendjen aty.
“Në fillim të injorojnë…”
Aktivisti 33-vjeçar dhe juristi, Savo Manojloviq nuk do ta pranojë më këtë gjendje. Në vitin 2015 ai krijoi „Shoqatën për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjshmërisë”. Sot ai kërkon që të ketë ligje për mediat elektronike, që janë të formuluara qartë e nuk lenë hapësirë për interpretime të ndryshme. Për të treguar, se sa e rëndësishme është kjo për të, ai tregon një shembull nga një reality-show, ku një pjesëmarrës ia vë pistoletën në kokë një pjesëmarrëseje.
“Nëse një vajzë apo djalë në shkollë ndodhet para ngacmimeve të ndryshme, ka parë një model të tillë më parë në televizon”, thotë juristi.
Shoqata e tij u shkroi institucioneve të ndryshme dhe u dërgoi si provë skenën me pistoletën nga YouTube. Prokuroria heshti. Komisioni i pavarur shtetëror, që vëzhgon respektimin e ligjit në televizione u përgjigj shkurt: “Verifikimi i kanaleve online si YouTube nuk është në kompetencën tonë”. Kjo është njësoj sikur t’ia dërgoje prokurorisë një regjistrim me video të një krimi, dhe përgjigjja të ishte, se prokuroria nuk merret me kritika për filmin, thotë Savo Manojloviq.
“…pastaj të luftojnë”
Në bazë të ligjeve serbe himnizimi i dhunës në televizion është vepër penale, thotë Savo Manojloviq. Kjo vlen edhe për „dezorientimin e spektatorëve”. Juristi u bë aktiv dhe filloi të mbledhë firmat për të arritur që parlamenti serb të precizojë ligjet përkatëse. Kuptohet që pronari i fuqishëm i medias Pink nuk ishte i kënaqur me këtë iniciativë. Që para një viti ai përdori kontaktet e tij politike, kur ministri i Kulturës kritikoi publikisht ekzagjerimet e “reality show” në Serbi. Madje edhe presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq e lanë në baltë ministrin.
“Në fillim të injorojnë, pastaj tallen me ty, të luftojnë, e pastaj në fund ti fiton”, citon Savo Manojloviq një thënie të Mahatma Gandhit. Në fillim reagimet për iniciativën e tij ishin skeptike, shumë argumentonin, se në Serbi pa logjistikën e duhur partiake, asgjë nuk bëhet. Por kishte mjaft të tjerë që ishin entuziastë. “Suksesi ynë më i madh ishte, që kishim zero buxhet dhe treguam, se qytetari i thjeshtë është sovran. Njerëzit e thjeshtë kanë pushtet”.
Në fund u grumbulluan më shumë se 42,000 firma. Një iniciativë popullore në Serbi mund të kalojë zyrtarisht në një projektligj, nëse për të mblidhen brenda 7 ditësh 30,000 firma. Për krahasim: Kushti për pjesëmarrje të partive politike në procesin zgjedhor është 10,000 nënshkrime në një afat shumë më të gjatë.
Savo Manojloviq e di, se projektligji që kërkon ai për një kohë të gjatë do të qëndrojë i mbyllur në sirtarë. Ai tani do të organizojë fazën e dytë, presionin publik ndaj institucioneve. Suksesi i jep shpresë. “Menjëherë e shikon, që nuk je vetëm, që në vend ka shumë njerëz që reflektojnë, nëse i gjen ata, atëhetë fitorja e përbashkët është çështje kohe”. /dw/
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus
Arrestohet ministri kroat i Shëndetësisë
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
ISW: Putini është i shqetësuar për problemet e mëdha që do të godasin Rusinë vitin e ardhshëm
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët