Nëse je një Dem, ke qejf një të tillë, apo e ke jetën të mbushur me njerëz të tillë, na lexo me vëmendje
Demët kanë një mantra të qartë: “I duruari, i fituari” dhe thjesht duan që ta bëjnë një rrugëtim të caktuar, por edhe ta shijojnë atë, të pushojnë pak gjatë gjithë aventurës, të krijojnë kujtime dhe për më tepër, të jenë rehat.
Demët janë të qetë edhe në momentet më kaotike dhe janë fiks si në filmat e Tarantino-s, ku në sfond bëhet nami, por Demi thjesht dëgjon “Girl, You’ll Be a Woman Soon”.
Tani, si është Demi në dashuri?
Demi udhëhiqet nga Afërdita, planeti i dashurisë dhe është super romantik, edhe pse s’e jep veten. Demi është pak “me të vjetrën” dhe të merr në telefon në vend që të të dërgojë DM, është një person shumë i sjellshëm, dërgon lule, shkruan pozi. Gjithçka romantike që ty të vjen në mendje, Demi e bën. Edhe pse duan pak kohë që të kalojnë në këtë stadin e romanticitetit, sërish, pritja ia vlen.
Por, Demi e do shumë edhe veten dhe i çmon shumë cilësitë vetjake, ndaj s’ke për të pasur probleme të vetëbesimit me të. Meqë ra fjala te problemet që mund të shmangësh kur je me Demin: Nuk do të jesh kurrë i/e uritur me të. Demi vdes për ushqimin dhe mendon se stomaku është rruga që duhet të ndjekin ndjenjat e bukura.
Si është Demi në punë?
Demi është ai që zgjidh punë! Nuk ka rëndësi sa serioze është çështja, Demi, falë prakticitetit të vet, arrin ta gjejë një zgjidhje të thjeshtë dhe frytdhënëse. Gjithashtu, është edhe paksa përtac, ndaj mos u çudit nëse ia gjen e-mailin plot.
Si është Demi me miqtë?
Jeta është e thjeshtë, por e bukur me Demin, sepse pëlqen gjërat e vogla: Të provojë një restorant të ri, të bëjë një xhiro të gjatë, bisedat kuptimplota, të shkojë në plazh ose në mal, të shijojë një gotë alkool dhe të bëjë batuta pa fund. Demi bën gjithçka për miqtë dhe përshtaten me çdo situatë, që nga një mbrëmje e çmendur në klub, deri te një kafe e qetë, me cicërima zogjsh, në orën 8:00 të mëngjesit.
Si është Demi në vetmi?
Demi është një shenjë që e do artin dhe ëmbëlsinë, ndaj nëse jashtë është qendra e vëmendjes, në shtëpi, mund të jetë duke u kujdesur për një lule ose kafshë shtëpiake, si dhe duke krijuar vepra artistike. Demi ka edhe një dhunti në gatim, ama, edhe një të keqe: Nuk të japin nga pjata e tyre, si Joey te “Friends”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Ata kanë një sy për detaje, shenjat e zodiakut që vërejnë gjëra të vogla që të tjerët i shpërfillin

Përse rrobat kundërmojnë erë myku, edhe pse sapo janë nxjerrë nga rrobalarësja?

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale
Rutina ditore e Michelle Obama
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët