Durrësi mirëpret për herë të parë kroçierën luksoze “Seven Seas Grandeur” me 728 vizitorë nga e gjithë bota

Durrësi mirëpret për herë të parë kroçierën luksoze “Seven Seas Grandeur” me 728 vizitorë nga e gjithë bota.
Ky event është një tregues i rëndësishëm i rritjes së Durrësit si një destinacion kryesor mesdhetar për turizmin e kroçierave ndërkombëtare.
"Në kalatën 5 të Portit të Durrësit është ndalur sot për herë të parë kroçiera luksoze “Seven Seas Grandeur”, me 728 vizitorë në bord, kryesisht nga SHBA, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Brazili, Gjermania, Spanja e Japonia, Durrësi po konfirmohet si një destinacion i rëndësishëm mesdhetar për kroçierat ndërkombëtare", ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Facebook. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































