Edicioni i sivjetmë i 'MTV Europe Music Awards' është shumë i rëndësishëm për këngëtaren tjetër shqiptare, Ava Max.

Bukuroshja me origjinë nga Saranda ishte përzgjedhur që të performojë në skenën e Sevillas, ndërsa emri i saj ishte edhe në listën e të nominuarve për çmime.


25-vjeçarja ishte nominuar në dy kategori, atë për artisten e re dhe depërtimin më të mirë, porse para së gjithash është parakalimi në tepihun e kuq.

AvaMaxmtv 5 (Foto: Kate Green/Getty Images for MTV/Guliver)

E veshur me një fustan të shkurtër, biondja është dukur shumë bukur gjatë pozimit para fotografëve.

E pranishme në këtë eveniment të madh muzikor ka qenë edhe shqiptarja tjetër, Dua Lipa, e cila ka mahnitur me performancën e saj. /Telegrafi/

AvaMaxmtv 4 (Foto: Kate Green/Getty Images for MTV/Guliver)

AvaMaxmtv 3 (Foto: Kate Green/Getty Images for MTV/Guliver)

AvaMaxmtv 2 (Foto: Kate Green/Getty Images for MTV/Guliver)

AvaMaxmtv 1 (Foto: Kate Green/Getty Images for MTV/Guliver)