Jennifer Lopez tregoi fizikun e saj të martën teksa promovoi linjën e re ‘JLo Beauty’, mes pretendimeve se martesa e saj me Ben Affleck ka përfunduar.

54-vjeçarja, e cila së fundmi u tha se ka qenë ‘më e hollë se ndonjëherë’ u shfaq në Instagramin e markës për të reklamuar, "Ultimate Body Kit".


E ulur në një divan duke treguar këmbët e saj të tonifikuara, Lopez ka folur para kamerës teksa ka dhënë më shumë detaje për linjën.

Screenshot 26 1 Foto: Instagram

Krijuesja e hitit "On The Floor" kishte veshur një palë pantallona të shkurtra dhe taka për klipin promovues.

Flokët e saj me ngjyrë mjalti ishin stiluar në një kapëse me kthetra dhe ajo kishte vënë syze dielli rozë, Gucci.

Screenshot 27 1 Foto: Instagram

Ky ndryshim i Jlo u lidh me Ben Affleck, meqë këto kohë u përfol se ata janë ndarë.

“Ajo duket shumë e hollë”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale.

Screenshot 28 1 Foto: Instagram

“Mendoj se është stresi i martesës së saj”, tha një tjetër.

“Çfarë po ndodh me linjat trupore të Jennifer Lopez”, shtoi tjetri.

Screenshot 29 1 Foto: Getty Images

Ylli i “Hustlers” dhe aktori i famshëm thuhet se po përjetojnë një krizë të madhe në martesën e tyre. /Telegrafi/