Duka i lumtur me fitoren ndaj Ukrainës, bën thirrje për përkrahje masive në sfidën ndaj Gjeorgjisë

Shqipëria ka marrë një fitore të madhe 1-2 në udhëtim te Ukraina duke e nisur mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë triumfuan me rikthim ndaj ukrainasve, derisa e nisën me fitore falë golave nga Ardian Ismajli dhe Jasir Asani.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka i cili komplimentuar futbollistët për fitoren, derisa ka bërë thirrje për përkrahje të madhe në sfidën ndaj Gjeorgjisë që zhvillohet të martën në 'Air Albania'.
Reagimi i plotë nga Armand Duka:Miq e sportdashes! Suksesi plotësisht i merituar sot në Prage me Ukrainën në nisjen e Ligës së Kombeve konfirmon potencialet jo të pakta të skuadrës sonë për të shkuar shumë larg! Në rikthimin e tyre në fushë sot pas Evropianit, çunat demonstruan sërish forcë, karakter dhe besim absolut edhe në disavantazhin e gjendur nga kundërshtari. Pavarësisht fitores ka ende shumë për të përmirësuar e për të bërë më mirë dhe ku natyrisht kam bindjen absolute që stafi do i trajtoje në mënyrë shterruese momentet e pasigurive tona.



















































