“Dëgjojeni intuitën tuaj” është këshillë mjaft e njohur – por që mund t’ju fusë në telashe. Pa dyshim se nuk duhet ta injoroni intuitën dhe vendimet duhet t’i merrni duke u bazuar në fakte, por ndjenjat gjithmonë janë të rëndësishme. Prandaj, në vend se të zgjidhni mes anës emocionale dhe racionale, më mirë zgjidhni të dyja. Dëgjojeni intuitën, por mos e lini të jetë e vetmja që ndikon në vendimin tuaj.
Njerëzit e dinë kur gjërat janë të vërteta, duke i vëzhguar emocionalisht dhe intelektualist. Hulumtuesit kanë zbuluar se njohuritë emocionale dhe intuitive ndodhin në hemisferën e djathtë të trurit, përderisa mendimet e detajuara dhe intelektuale ndodhin në hemisferën e majtë të trurit. Çdo njëra nga këto nivele ofron perspektivë të ndryshme dhe shpërndan informacione të rëndësishme, transmeton Telegrafi.
Mënyra emocionale apo instinktive është e shpejt dhe mund t’ju bëjë të ndjeheni të mbifuqishëm. Ajo i proceson informacionet për të cilat mund të mos keni qenë të vetëdijshëm, siç janë shprehjet e fytyrës së njerëzve. Prandaj, kjo mënyrë ju ndihmon t’i regjistroni disa të dhëna të cilat nuk mund t’i kishit realizuar ndryshe dhe, për këtë arsye, kur intuita të thotë diçka, është e rëndësishme ta dëgjoni.
Sidoqoftë, intuita i ka edhe paragjykimet e veta të cilat janë të bazuara në përvojat e mëhershme dhe në temperamentin tuaj. Intuita nuk din të ndalojë për t’i konsideruar detajet e ndryshme.
Për t’i ndihmuar t’i kuptoni reagimet emocionale, hemisfera e majtë e trurit ju lejon të ngadalësoni, t’i shikoni mirë faktet dhe të aplikoni mendime të arsyeshme në rrethana të caktuara. Pra, hemisfera e majtë e trurit ju vetëdijeson kur reagimet tuaja emocionale nuk kanë rëndësi në një situatë të caktuar.
Njerëzit të cilët janë të kënaqur me jetët e tyre personale dhe profesionale, kanë tendenca t’i shfrytëzojnë të dyja: hemisferën e djathtë të trurit (anën emocionale dhe intuitën) dhe hemisferën e majtë të trurit (anën intelektuale dhe mendimet e detajuara).
Pra, përderisa reagimet emocionale mund t’ju mbushin me dëshirën për ta ndjekur një person apo rrethanë, ose t’ju “bërtasin” se jeni në rrezik, përpiquni që këto reagime t’i vini përball mendimeve të arsyeshme sepse kësisoj do t’i merrni vendimet më të mira për vetën tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025