"Duhet të jetë e qartë se derisa Kosova të hyjë në BE do të kaloj edhe shumë kohë", tha ministri Schwarzenberg, vendi i të cilit prej 1 janarit e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Më tutje, duke u shprehur për misionin EULEX në Kosovë, ai u tha mediave beogradase, se është me rëndësi që "ky mision të funksionoj".

Schwarzenberg theksoi se detyrë e vendit që e kryeson BE-në është që ta ndihmoj EULEX-in që "në Kosovë të zhvillohet shtet i vërtetë ligjor, qeverisje e mirë dhe e drejtë". /rel/