LAJMI I FUNDIT:

A i duhet dialogut Kosovë-Serbi dora e fortë e Trumpit?

A i duhet dialogut Kosovë-Serbi dora e fortë e Trumpit?

Pa ndihmën e Bashkimit Evropian, luftën katërvjeçare në Ukrainë administrata Trump e ka sjellë në pikën ku po konsiderohet mundësia e bisedimeve për paqen. Vëzhguesit e dialogut Kosovë Serbi, thonë se BE mbetet palë e pafuqishme edhe në këtë proces, prandaj nuk e përjashtojnë mundësinë që Donald Trump të aktivizohet edhe në këtë proces.

Serbia synon që kryeqendër ta ketë Brukselin, por sytë i mban kah Moska. I fundit në kryeqytetin rus ishte ministri i jashtëm Marko Gjuriq.

Në kohën kur Kosova ndodhet nën sanksione ekonomike për shkak të zhvillimeve në veri, për vizitat dhe raportet me Rusinë, BE mjaftohet me një thirrje që sot një zëdhënëse pa emër ia ka përcjellë Serbisë duke e porositur që të mos i forcojnë lidhjet me Rusinë.


Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, nga viti 2013 ka prodhuar dhjetëra marrëveshje, por asnjëherë zbatim.

Mbetja e BE-së jashtë tavolinës së bisedimeve për Ukrainën të paktën në fazën fillestare, sipas analistëve politikë është edhe një sinjal fuqinë e ndërmjetësit në dialogun që nuk përmban as zgjidhje e as njohje reciproke.

“Nëse nuk lëvizim Trumpi mund ta marr këtë çështje në dorën e tij dhe ta zgjidh sikurse me marrëveshjen e Uashingtonit. Do të shkohet në marrëveshjen e Uashingtonit plus. Pra, që i bie njohja ligjërisht e obligueshme”, ka thënë profesori, Dritëro Arifi, për RTV Dukagjini.

Arifi mendon se marrëveshja finale do të ishte përmblidhje e të gjitha dakordimeve në një dokument, sepse tash për tash kemi të bëjmë me një BE që nuk e di se as çfarë po kërkon në dialog.

Në anën tjetër, profesori i medias dhe konfliktit në Norvegji, Abit Hoxha e sheh me shqetësim qasjen se si po diskutohet për luftën në Ukrainë dhe për fatin e saj. Ai mendon se gjasat që SHBA të kyçet shumë aktivisht në dialog janë të vogla, por nuk e përjashton si mundësi.

“Nuk mundemi me spekulu se çka ke me pas në këtë marrëveshje, por është mirë me thanë që duke pasur parasysh agjendën ndërkombëtare është se Kosovës nuk do t’i bie mirë në qoftë se vihet para aktit të kryer ta nënshkruajë marrëveshjen për të cilën nuk negocion. Gjithmonë është mirë të negociojë dhe dialogojë për marrëveshjet të cilat do t’i implementojë vetë”, ka thënë Hoxha.

Në një politikë ndërkombëtare çdo herë e më të paparashikueshme, Hoxha këshillon që Kosova ta dëshmojë veten si palë që merr përgjegjësitë në mënyrë që të shihet si shtet i besueshëm e partner strategjik. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kalo në kategori