Ulpiana është nikoqir i Llapit në duelin që zhvillohet në kuadër të javës së dhjetë në BKT Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 13:00, do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.


Ulpiana është aktualisht në vendin e fundit me shtatë pikë, derisa në katër takimet e fundit ka marrë vetëm tre pikë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Llapi ka filluar të këndellet, pasi në dy përballjet e fundit ka marrë gjashtë pikë.

Formacioni startues i Ulpianës: Blakçori, Rapuca, Gjoni, Shkalla, Makolli, Emini, Qerimi, Mustafa, Rrezi Conceicao, Marclei.

Formacioni startues i Llapit: Coric, Idrizi, Prençi, Jashari, Veliu, Emini, Ramadani, Selmani, Krasniqi, Shillova, Rivera. /Telegrafi/

telegrafi sport app