Duelet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe skuadrat që mund të ndeshen në finale

219:"MEXICO CITY, MEXICO - MARCH 09: UEFA Champions League Trophy is displayed during the UEFA Champions League Trophy Tour presented by Heineken on March 09, 2018 in Mexico City, Mexico. (Photo by Hector Vivas/Getty Images) 12:"Getty Images
Ka përfunduar faza çerekfinale e Ligës së Kampionëve me ç'rast janë mësuar të gjitha skuadrat që do të luajnë në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube. Barcelona (që eliminoi Manchester Unitedin), Ajaxi (që eliminoi Juventusin), Liverpooli (që triumfoi ndaj Portos) dhe Tottenham Hotspur (që e mposhti Manchester Cityn) janë katër skuadrat gjysmëfinale të këtij edicioni.
Ndeshjet gjysmëfinale:
Tottenham Hotspur - Ajax
Barcelona - Liverpool

Takimet e para gjysmëfinale do të luhen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa sfidat kthyese do të zhvillohen më 7 dhe 8 maj 2019.

Finalja:
Tottenham Hotspur /Ajax - Barcelona/Liverpool
Finalja e edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve zhvillohet më 1 qershor në stadiumin Wanda Metropolitano në Madrid, ku do të takohen fituesit e ndeshjeve gjysmëfinale. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































