Daniel Dubois do të përballet me Anthony Joshuan me luftën që zhvillohet në stadiumin “Wembley”.

Boksieri ka thënë se ai dëshiron të jetë kampion në peshat e rënda, derisa është në një moment tejet të mirë.


“Është e mrekullueshme, unë jam gati të luftoj dhe jam në një vend të mirë për momentin”, deklaroi Dubois para mediave.

“Kjo është e gjitha pjesë e ritualit para-luftës, unë jam duke kaluar nëpër lëvizje dhe thjesht po ndërtoj energjinë time për të shtunën”.

“E di që duhet të shkoj në një nivel tjetër, më i miri dhe mezi pres sfidën të shtunën. Unë jam gati të luftoj”, ka shtuar më tej ai.

Lufta zhvillohet në ora 00:00 sipas orës tonë lokale, që i bie se dueli starton në minutat e parë të ditës së diel. /Telegrafi/

telegrafi sport app