Fansat e Taylor Swift thuhet se i kanë dërguar kërcënime nga më të ndryshmet këngëtares shqiptare, Dua Lipa, pasi ajo kishte shprehur pëlqimin për Kanye West.

Sipas Rolling Stone, fansat e këngëtares amerikane kishin krijuar simpati ndaj 22-vjeçares, pasi e kishin parë teksa kishte veshur gjësende me simbolet e Swift gjatë përgatitjeve për një koncert në Gjermani.


DuaLipa2 1 (Foto: Getty Images)

Madje ky gjest kishte tërhequr edhe vëmendjen e Taylor, e cila kishte shkruar se ishte jashtëzakonisht e kënaqur me këtë veprim.

Mirëpo, dashuria e fansave të Swift për Duan tashmë është zhdukur, kur shqiptarja e famshme e kishte zgjedhur Westin para Taylor, kur është kërkuar nga ajo që të bëjë një përzgjedhje.

"Nuk kam menduar për zënkën mes tyre. Kam menduar për muzikën e tyre dhe derisa Taylor është fantastike, unë jam një fanse e madhe e hip-hopit dhe gjithmonë do ta zgjidhja Kanyen para kujtdo tjetër", citohet të ketë thënë Lipa për Rolling Stone.

KanyeTaylor 2 (Foto: Getty Images)

Siç transmeton NME, kjo përzgjedhje nuk është pritur aspak mirë nga fansat e këngëtares amerikane, të cilët i kanë dërguar komente dhe simbole nga më të ndryshmet Duas, madje edhe e kanë kërcënuar me vdekje.

"Më kanë dërguar simbole gjarpri për tri ditë radhazi. Thoshin shpresojmë të vdesësh. Unë u habita. Në fakt nuk thashë asgjë", ka shpjeguar 22-vjeçarja.

DuaLipabritaw (Foto: Getty Images)

Kujtojmë se në javën e kaluar Dua Lipa triumfoi në Brit Awards duke fituar dy çmime të rëndësishme. /Telegrafi/