Dua Lipa është një ndër artistët më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon të korr suksese kudo anembanë globit me koncerte të ndryshme muzikore.


Fama po i sjell edhe përfitime materiale këngëtares edhe në saje të kompanive me nam në botë të veshmbathjeve.

Së fundi, zeshkania ka zgjedhur të bashkëpunojë me markën e njohur botërore të veshjeve dhe atleteve sportive - Adidas.

Artistja 23-vjeçare ka sjell një numër të fotografive teksa merr poza duke reklamuar atletet dhe tutat e kompanisë gjermane.

"Kampanja ime më e fundit me Adidas", ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Lipa.

Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore, që do t'i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

dualipa 43521342 179775306241938 8755159898729092933 n

dualipa 43779135 925448024330811 7653002412010446194 n

dualipa 43817892 940334219485389 6783988752218371307 n

dualipa 43986025 454310018308600 4085430050682310162 n