Ajo këto ditë ndodhet në Itali për Javën e Modës në Milano.

Dhe Dua Lipa tregoi stilin e saj të premten kur ajo u largua për shfaqjen e modës së markës "Versace", shkruan DailyMail.


Këngëtarja, 26 vjeçe, mbante një xhaketë të ndritshme të gjelbër dhe një fund psikodelik gjatë shëtitjes, së bashku me disa këpucë ngjyrë rozë.

du1 1

Ajo gjithashtu kishte vendosur në qafë një gjerdan ari të zymtë.

Bukuroshja zeshkane i kishte lënë flokët e saj në valë të lirshme, që të rridhnin para supeve të saj.

du2 1

Interpretuesja e hitit "New Rules" mori të gjitha masat e nevojshme për mborjtjen nga COVID-19, duke u siguruar që të vinte një maskë fytyre të zezë mbi hundën dhe gojën e saj - të cilën agjencia italiane e turizmit sugjeron se turistët duhet ta bëjnë në hapësirat publike të mbushura me njerëz.

du3 1

Ndërsa ajo nuk është e zënë duke bërë muzikë ose duke ndjekur javë të ndryshme të modës, Dua angazhohet edhe me xhirimet e filmit të ri "Argylle", ku do të bëjë debutimin e saj si aktore.

Xhirimet për filmin e regjisorit Matthew Vaughn mendohet të kenë nisur muajin e kaluar.

du4 1

Dua do të luajë së bashku me emrat e njohur si: Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O'Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson në filmin i cili bazohet në romanin e Ellie Conway me të njëjtin emër. /Telegrafi/

du5 1