Ditën e djeshme (e enjte) është rikthyer ceremonia vjetore e “iHeartRadio Music Awards 2021”.

Evenimenti edhe kësaj radhe u mbajt në Dolby Theatre në Los Angeles, ndërsa kishte kufizime për shkak të situatës së vazhdueshme me COVID-19.


The Weeknd, Ariana Grande, Bruno Mars, Dan+Shay - ishin vetëm prej disa artistëve që dhuruan performanca të mahnitshme.

EydFxeYWUAUr aG Dua Lipa në "iHeart Radio Music Awards 2021"

Ndërkaq, në këtë ceremoni sivjet nuk mungoi as këngëtarja shqiptare Dua Lipa e cila ishte e nominuar në disa kategori.

Ajo u nderua me çmimin ‘Artistja femër e vitit’ duke lënë pas në këtë kategori: Ariana Grande, Billie Eilish, Megan Thee Stallion dhe Taylor Swift.

Screenshot 2 63 Dua Lipa (Foto: Instagram)

Pjesë e kësaj mbrëmjeje madhështore ishte edhe shqiptarja tjetër Ava Max, e cila ia dhuroi çmimin e ‘Artistes së Vitit’ këngëtares Lipa.

“iHeart Radio” është rikthyer pas thuajse dy vitesh, pasi edicioni i vitit 2020 u anulua për shkak të situatës me coronavirus. /Telegrafi/