LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa e Valerie Rockefeller Wayne mbështesin “nënat dhe fëmijët e Kosovës”

Dua Lipa e Valerie Rockefeller Wayne mbështesin “nënat dhe fëmijët e Kosovës”

Fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ (AMC) nga Prishtina, orgaizon mbrëmjen e saj të parë bamirëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Russian Tea Room, New York, më 2 nëntor 2016, duke filluar nga 17:30 – 19:30.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Valerie Rockefeller Wayne, nga Rockefeller Brothers Fund, si dhe Dua Lipa, këngëtare, filantrope dhe patrone e fondacionit “Sunny Hill”, do të bashkohen në ngjarjen bamirëse “Le të mbështesim nënat dhe fëmijët e Kosovës” për të ndihmuar në ndërtimin e marrëdhënieve të reja midis komunitetit filantropik të Kosovës dhe atij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të rritur ndërgjegjësimin ndaj përmirësimit të cilësisë së jetës së nënave dhe fëmijëve në Kosovë, por më e rëndësishmja, për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve që ndihmojnë në uljen e nivelit të vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

dua


Më tutje thuhet se kjo ngjarja bamirëse ka grumbulluar mbështetje të madhe si nga njerëzit e biznesit, skena politike, po ashtu edhe nga njerëzit e kulturës. Pjesë e organizimit të ngjarjes janë personalitete të mirënjohura nga Kosova si dhe Shtetet e Bashkuara, si: Richard Lukaj, Bekim Ahmetaj, James C. Strickler, Michael Gold, Haki Abazi dhe Fadil Berisha.
Konsullata e Kosovës në Nju Jork si dhe Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara kanë dhënë mbështetjen e tyre që në fillim të organizmit të ngjarjes, duke ndihmuar që të tregojnë për punën e AMC-së në komunitetin filantropik të Nju Jorkut dhe më gjerë.

keyn

Janinë Mehmeti, Koordinatore për Ngjarje dhe Ngritje Fondesh në AMC, shprehë mirënjohjen e saj të thellë për pritjen e përzemërt që AMC ka hasur në përpjekjet për të organizuar këtë mbrëmje bamirësie, mbrëmje kjo që do të mbështesë programet shëndetësore në Kosovë për përmirësimin e jetës së nënave dhe fëmijëve. Mbështetja e entiteteve si lokali i mirënjohur “Russian Tea Room”, Fondacioni Lukaj, Doro Group Restaurant, e kanë bërë këtë mbrëmje një realitet.

Biletat për ngjarjen ende mund të sigurohen online në platformat e AMC-së. Programi do të zgjasë për 30 minuta dhe pjesa tjetër e mbrëmjes do të jetë për shoqërimin mes mysafirëve nën shoqërimin e një koktej rasti.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është fondacion humanitar që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. Ky fondacion zhvillon programe shëndetësore në klinikat gjinekologjike/obstetrike (që përkujdesen për nënat), Njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal (që përkujdesen për foshnjat e lindura para kohe) dhe klinikat pediatrike (që përkujdesen për fëmijë të sëmurë nga leukemia, sëmundje të zemrës, astma dhe sëmundje të tjera) në Republikën e Kosovës.

dua

Në trend Magazina

Më shumë
Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Magazina
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Magazina
Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

Magazina
Ndahet nga jeta aktori i “Harry Potter”, Simon Fisher-Becker

Ndahet nga jeta aktori i “Harry Potter”, Simon Fisher-Becker

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Kalo në kategori