Dua Lipa e lumtur në krahët e të dashurit të ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe partneri i saj, Anwar Hadid, momentalisht janë një nga çiftet më të reja në botën e të famshmëve.
Yjet, të cilët e konfirmuan romancën e tyre javë më parë, po vazhdojnë të shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.
Ata janë parë duke ecur dorë për dore përreth Melrose, një javë pasi po darkonin së bashku në Malibu, shkruan DailyMail.

Kjo lidhje e artistes shqiptare pason pas asaj me kuzhinierin Isaac Carew, me të cilin nuk dhënë detaje rreth ndarjes së tyre.
Ndërkaq, 23-vjeçarja është duke punuar në albumin e ri, i cili pritet të prezantohet së shpejti para fansave të saj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/07/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































