Dua Lipa doli me një fustan të zi të shkurtër të martën në qytetin e New Yorkut, pas paraqitjes së saj glamuroze në Met Gala 2023.

Ylli 27-vjeçar i muzikës pop veshi një fustan të zi me material lëkure së bashku me një xhaketë lëkure të përshtatshme ndërsa po dilte nga hoteli i saj në Upper East Side.


Ajo kompletoi veshjen e saj elegante me çorape të zeza transparente dhe taka të zeza me majë, shkruan DailyMail.

d1

Këngëtarja e hitit “Don't Start Now” kishte një palë syze dielli të zeza, vathë të varur dhe byzylykë.

Dua kishte ngritur flokët e saj të errëta në një topuz dhe makijazhi i saj theksohej nga një buzëkuq të kuq.

d2

Këngëtarja fituese e çmimit “Grammy” ua bëri dorë fansave të saj teksa po dilte nga hoteli.

Dua u lajmërua në rrjetet sociale të martën për të reflektuar mbi pjesëmarrjen e saj në natën më të madhe të modës.

d3

“E hëna e parë e majit. Një nder për mua të të bashkë-organizoja Met Gala këtë vit duke bërë homazhe për Karl Lagerfeld dhe trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme. Faleminderit Anna dhe Vogue që më patët si pjesë tuajën”, shkroi Dua në Twitter.

Tematika e veshjeve sivjet në Met Gala ishte “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty” – si dedikim ndaj stilistit kontrovers gjerman të modës, i njohur për punën e tij me markën “Chanel”, i cili vdiq në vitin 2019.

d4

Dua i qëndroi tematikës teksa veshi fustanin ikonik të Claudia Schiffer të vitit 1992 në Met Gala 2023, i cili u mbajt në Muzeun Metropolitan të Artit. /Telegrafi/

d5