Ata kanë filluar të takohen që nga qershori i vitit të kaluar.

Kështu që Dua Lipa e kishte përkrah saj të dashurin Anwar Hadid, gjersa ishin së bashku në para-ndejën e "Grammy Awards" të organizuar nga producenti amerikan, Clive Davis.


Këngëtarja 24-vjeçare dhe i dashuri i saj model, 20-vjeç, u koordinuan në ansamble të bardha dhe pantallona më elegant.

23880814 7930677 Date night On Saturday Dua Lipa 24 stepped out at the Clive Davi a 110 1580022337622 Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid (Foto: Getty Images/Guliver)

Dua zgjodhi një xhaketë lëkure mbi një palë pantallonash të bardha.

Bukuroshja britanike përfundoi pamjen e saj me çizme të zeza mbi gju dhe aksesorë shumëngjyrësh.

Këngëtarja e "Future Nostalgia" tërhoqi flokët mbrapa më lartë, dhe e mbajti grimin e saj të thjeshtë me buzëkuq ngjyrë kafe.

23880816 7930677 Matching The songstress and her model boyfriend coordinated in w a 115 1580022337911 Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid (Foto: Getty Images/Guliver)

I dashuri Anwar, me të cilin filloi të takohej verën e kaluar, dukej si një nxënës i një shkolle private që e lë mësimin për një ditë.

Vëllai i modeleve të famshme, Gigi dhe Bella Hadidi, kishte veshur një këmishë të bardhë dhe një palë pantallonash ngjyrë gri.

GettyImages 1201981205 Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images)

Paraqitjet e tyre publike janë të shumta, ndërsa sharmi nuk i mungon asnjëherë çiftit me famë botërore. /Telegrafi/