LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa detyrohet ta anulojë koncertin në Abu Dhabi për shkak të motit të keq

Dua Lipa detyrohet ta anulojë koncertin në Abu Dhabi për shkak të motit të keq
Dua Lipa (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Koncerti i Dua Lipës në Emiratet e Bashkuara Arabe për të shënuar përvjetorin e parë të Louvre Abu Dhabi, është anuluar.

Në një njoftim të organizatorëve bëhet e ditur se arsyeja e anulimit të koncertit të këngëtares shqiptare është për shkak të motit të keq.

Dua Lipa (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

“Për shkak të motit aktual të keq në Abu Dhabi, e kemi anuluar koncertin e Dua Lipës në Louvre Abu Dhabi këtë mbrëmje (e diel). Shëndeti dhe siguria e vizitorëve tanë është prioriteti ynë”, thuhet në njoftimin e Louvre Abu Dhabi në Twitter.


https://twitter.com/LouvreAbuDhabi/status/1061644679953956864

Më tej thuhet se ata që i kanë biletat duhet t’i mbajnë deri në një njoftim tjetër.

Lajmet për Dua Lipën
Lexo po ashtu Lajmet për Dua Lipën

Në ndërkohë, edhe 23-vjeçarja ka bërë një postim në rrjetet sociale për të shprehur keqardhjen e saj për këtë anulim.

Ajo e ka publikuar një video në InstaStory, ku tregon motin e keq, ndërsa në mbishkrim thotë se shpreson që të mbajë një koncert në një të ardhme të afërt.

Njoftimi i Duas (Foto: Instagram/DuaLipa)

“Me pikëllim ju njoftoj se për shkak të kushteve të këqija të motit, koncerti i sotëm në Louvre në Abu Dhabi është anuluar.

“Vërtet doja të këndoja dhe të vallëzoja për ju… Me shpresën se do të kthehem shumë shpejt për ju”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

Magazina
Bella Hadid mahnit në Paris me një pamje simpatike dhe një buqetë trëndafilash

Bella Hadid mahnit në Paris me një pamje simpatike dhe një buqetë trëndafilash

Magazina
Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Magazina
Georgina Rodriguez shkëlqen në një fustan dramatik në Javën e Modës në Paris

Georgina Rodriguez shkëlqen në një fustan dramatik në Javën e Modës në Paris

Magazina
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
Kalo në kategori