Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) në raportin e saj vjetor, për vitin 2015, nuk ka përfshirë shkatërrimin e dy sistemeve për përgjim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale Publike ka hapur lëndën hemitore ''Fortesa'' për shkatërrimin e këtyre pajisjeve.


Në lidhje me këtë, deputetët e LSDM-së në Komisionin për mbikëqyrje të punës së DSK-së dhe Agjencisë për Kundërzbulim, kanë propozuar që ky raport vjetor të tërhiqet nga rendi i ditës dhe të kthehet në rishikim, mirëpo këtë propozim e refuzuan deputetët e VMRO-DPMNE-së./Telegrafi/