Dronë misteriozë mbi Evropë - dyshime për përfshirje të Rusisë

Fluturime të paautorizuara mbi objekte strategjike rrisin alarmet e sigurisë në disa shtete evropiane.
Prej më shumë se një jave, dronë të paidentifikuar janë vërejtur duke fluturuar mbi qiejt e disa shteteve të kontinentit të Evropës.
Territorin e Danimarkës, përfshirë edhe mbi baza ushtarake, e kanë përfshirë fluturimet e pajustifikuara të objekteve të paidentifikuara, të cilat kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë kombëtare.
Këto incidente janë regjistruar si në hapësirën ajrore civile, ashtu edhe në atë ushtarake, duke vënë në pikëpyetje nivelin e mbrojtjes dhe kontrollit që ushtron Danimarka mbi qiellin e saj sovran.
Pavarësisht shqetësimeve të thella për sigurinë, autoritetet daneze nuk kanë ndërmarrë veprime për rrëzimin e tyre, për shkak të rrezikut që paraqet një veprim i tillë në zonat e banuara.
Bashkimi Evropian ka hedhur hije dyshimi mbi Rusinë, duke sugjeruar një përfshirje të mundshme të saj, ndërsa Danimarka deri tani nuk ka identifikuar publikisht ndonjë fajtor.
Megjithatë, autoritetet vendase e kanë cilësuar autorin e fluturimeve si një "aktor profesionist", duke theksuar faktin që dronët janë të mëdhenj dhe kanë kapacitet të qëndrojnë në ajër për shumë orë.
- YouTube www.youtube.com
Raste të ngjashme janë raportuar edhe në Gjermani, Norvegji dhe Suedi, ku dronë të panjohur janë parë pranë një baze detare.
Ndërkohë, në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, policia ka regjistruar fluturimin e tre dronëve pranë aeroportit, duke detyruar pezullimin e operacioneve ajrore për arsye sigurie.
Në Finlandë, televizioni kombëtar Yle raportoi se një dron fluturoi mbi një hidrocentral, pavarësisht se mbi të gjitha objektet energjetike janë vendosur zona ndalim-fluturimi që nga muaji gusht. Policia finlandeze e konfirmoi incidentin, por nuk dha detaje të mëtejshme për hetimet.
Shumica e këtyre fluturimeve misterioze kanë ndodhur në kohë dhe vende ku janë raportuar se në afërsi ka prani të anijeve me ngarkesa të lidhura me Rusinë. Ky fakt ka rritur dyshimet për një operacion të koordinuar të mbikëqyrjes apo testimi të reagimit të vendeve evropiane.
Hetimet po vazhdojnë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ndërkohë që autoritetet evropiane janë në gatishmëri të lartë për të parandaluar ndonjë incident më të rrezikshëm në të ardhmen. /Telegrafi/
🚨Does This Drone Look Familiar? Aalborg Denkmark, Sep 25, 2025
The video was recorded in Denmark, the still images are NJ Drones.
Do we all see whats going on here?#ufotwitter #uapX #denmarkdrones #njdrones
Video Source:https://t.co/bgSILGUcOS pic.twitter.com/KmSoa6xOjK
— Skywatch Signal (@UAPWatchers) September 26, 2025


















































