LAJMI I FUNDIT:

Droga nga Amerika Latine në portet italiane, SPAK identifikon të tjerë shqiptarë të përfshirë

Droga nga Amerika Latine në portet italiane, SPAK identifikon të tjerë shqiptarë të përfshirë

Prokuroria e Posaçme ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë të tjerë persona të përfshirë në grupin që trafikonte drogë, i cili u godit në nëntor të 2024, gjatë një operacioni të përbashkët me Prokurorinë e Firencës, Itali.

Gjithashtu SPAK ka dhënë detaje për grupin, duke bërë me dije se shërbente si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane, sasi që vinte me kontejnerë nga Amerika Latine në portet italiane (Livorno, Genova dhe Savona). Ky grup kryente veprimtarinë e nxjerrjes së drogës dhe shpërndarjes së saj, ndërsa ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike, nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale si dhe për t’ia vënë në dispozicion grupeve kriminale, shkruan A2.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë të mundur identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera nga grupi kriminal, i goditur më datë 05.11.2024*, në operacionin e përbashkët me Prokurorinë e Firencës, Itali.


Grupi i strukturuar kriminal shërbente si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane, sasi që vinte me kontejnerë nga Amerika Latine në portet italiane (Livorno, Genova dhe Savona). Ky grup kryente veprimtarinë e nxjerrjes së drogës dhe shpërndarjes së saj, ndërsa ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike, nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale si dhe për t’ia vënë në dispozicion grupeve kriminale.

Nga veprimtaria hetimore e kryer në Shqipëri, është bërë identifikimi i shtetasit, K.B, anëtar i grupit të struktuar kriminal, i paidentifikuar nga autoritetet italiane, i cili merrej me organizimin e pritjes, magazinimin e drogës në Itali dhe më pas shpërndarjen në tregun italian.

Konkretisht, ai është organizatori i furnizimit të lëndës narkotike, e sekuestruar më 27 janar 2021 në Autostradën Guardamiglio (LO), Itali, ku janë arrestuar shtetasit shqiptare;E.K. dhe M.K., të cilëve iu gjet një sasi e lëndës narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale bruto prej 10.522 kg, e paketuar në 9 pako plastmasi të fshehura në një hapësirë të një mjeti, Ford Fiesta. Përveç këtij sekuestrimi, ekzistojnë elementë të shumtë të komunikimeve të të arrestuarit K.B, me pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal, (tashmë të arrestuar në Itali), duke provuar rolin e tij brenda grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu, në datë 12.01.2024, është ekzekutuar dhe vendimi për caktimin e masës së sigurimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për shtetasit; M.N dhe J.K, të arrestuar më parë, pas urdhrit të kërkimit i nxjerrë nga autoritetet gjyqësore italiane, por për të po kryheshin hetime nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal nr.296 të vitit 2021.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon për bashkëpunimin Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për profesionalizimin e treguar gjatë kryerjes së hetimeve dhe fazës së ekzekutimit të masës së sigurimit

Procedimi penal është ende në fazën e hetimeve paraprake dhe për shkak të parimit të pafajësisë, përgjegjësia e personave nën hetim do të konstatohet përfundimisht vetëm në rast të një dënimi të formës së prerë”, njofton SPAK.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme

"LDK do ta arrijë rreth 20 për qind", Abdixhiku: ​Do të qëndrojmë në opozitë

Politikë
Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori